Babai i një të armatosuri në një shkollë në Michigan, i cili vrau katër nxënës është dënuar për vrasje.
James Crumbley, 47 vjeç, kishte injoruar nevojat e shëndetit mendor të djalit të tij 15-vjeçar, duke i blerë atij pistoletën që përdori në sulmin e nëntorit 2021.
Jennifer Crumbley, gruaja e tij, do të dënohet muajin e ardhshëm për të njejtat akuza.
Kjo është hera e parë që prindërit akuzohen për vrasje nga pakujdesia. Djali i tyre, Ethan, vrau Tate Myre, 16 vjeç; Hana St Juliana, 14; Madisyn Baldëin, 17 vjeç dhe Justin Shilling, 17 vjeç.
Shtatë persona mbetën gjithashtu të plagosur nga të shtënat.Ai po vuan dënimin me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.
The post 15-vjeçari vrau 4 nxënës në Michigan, babai i tij dënohet për vrasje nga pakujdesia appeared first on ALBUK UK NEWS.