Një 21-vjeçar shqiptar është dënuar me mbi pesë vjet burg pasi ishte i përfshirë në transportin dhe magazinimin e kokainës dhe heroinës që arrinte në treg vlerën e 200,000 £. Edlir Gjoka, kishte ardhur në rrugë ilegale në Britani në janar të vitit të kaluar, ku vetëm tre muaj më vonë u bë pre e kriminelëve të përfshirë në tregtinë e drogës.
Oficerët e policisë e ndaluan Gjokën teksa po ngiste një makinë me qira në Tong Street dhe zbuluan se ai kishte 635 paund me vete. Prokurorja Ayesha Smart tha se oficerët sekuestruan gjithashtu dy iPhone dhe gjetën dy blloqe me kokainë që peshonin më shumë se një kilogram së bashku. Ajo tha se droga e klasit A arrinte vlerën deri në 100,000 £. Pas kësaj oficerët e policisë kontrolluan edhe banesën e shqiptarit, ku gjetën dy blloqe të tjera heroine dhe 14 bimë kanabisi që kultivoheshin në papafingo.
Gjoka, i cili u deklarua fajtor për akuzat e posedimit të kokainës, tha se kishte vetëm rolin e korrierit dhe magazinierit të lëndës narkotike Avokati i 21-vjeçarit, Justin Rivett, tha në gjykatë se klienti i tij u kishte borxh personave që e ndihmuan të hynte ilegalisht në vend, pasi ai nuk kishte ardhur këtu me qëllimin që të përfshihej në trafikun e drogës. Gjyqtari vendosi fillimisht dënimin me shtatë vjet burg, por ai uli dënimin e Gjokës në pesë vjet e tre muaj për shkak të pranimit të fajësisë.
The post U kap me drogë që arrinte vlerën 200 mijë paund, dënohet me 5.3 vjet burg i riu shqiptar në Britani appeared first on ALBUK UK NEWS.