Einxhel flet për rrëfimin e Eglës: “Ky është realiteti ynë i hidhur”

Einxhel Shkira ka bërë një reagim në Instagram pas rrëfimit të Egla Cenos, e cila u shpreh se para 25 vjetësh, Saimir Kodra i ka kërkuar seks në këmbim të një vendi pune. Saimiri iu këndërpërgjigj në hapjen e emisionit “Stop” (E gjeni këtu reagimin e tij) dhe e gjithë situata u transmetua dje në prime-n e “BBVA 3”, ku Egla mbrojti deklaratën e saj.

Shumë njerëz i dolën në krah Eglës, mes tyre edhe Einxhel, e cila u shpreh:

 “Nuk kam qenë dakord me 99% të gjërave që Egla thotë e bën, por sot i them: “Të lumtë pushka!”. Kjo që tha do guxim dhe mesa duket, ky guxim s’i mungon asaj as para gjithë botës”. “Ky është realiteti ynë i hidhur, që na bën të heshtim nga shumë frikëra të ndryshme, por mbi të gjitha nga provat që i kërkohen “viktimës”. Prova, të cilat gjithmonë mungojnë se askush nuk niset me idenë se do të ngacmohet në takim pune dhe do të ketë nevojë ta faktojë atë. E me këtë justifikim, gjithmonë drejtohet gishti si fajtore nga ajo që ka pasur “guximin e budallait” të nxjerrë në sipërfaqe traumën e historisë së saj!

“Ndoshta e vërtetë, ndoshta gënjeshtër…Ne s’do e dimë kurrë çfarë ka ndodhur, por çuditërisht gratë po gënjekan! Për të fituar çfarë?! Akoma nuk e dimë çfarë interesi ka një grua të gënjejë që është ngacmuar, kur jo vetëm që nuk fiton gjë prej kësaj, por as nuk besohet, përkundrazi, quhet “imorale”, “mashtruese” ose “me siguri e ka kërkuar vetë”.  Kush dreqin gjen guximin të thotë “gënjeshtrën e saj për të mos marrë asgjë në këmbim?”.

The post Einxhel flet për rrëfimin e Eglës: “Ky është realiteti ynë i hidhur” appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *