Përdhunoi një vajzë shqiptare, Robinho dënohet me nëntë vite burgim

Gjykata e Lartë në Brazil ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës italiane për rastin e ish-yllit brazilian Robinho, i cili u shpall fajtor për përdhunim e një vajze shqiptare në vitin 2013.

Ish-sulmuesi i Real Madrid, Manchester City dhe Milan, Robinho u fsheh për një kohë të gjatë nga dora e drejtësisë, e cila e dënoi me nëntë vjet burg në Itali për përdhunim dhe dje çështja arriti në një pikë shumë të rëndësishme, pasi Gjykata e Lartë në Brazil konfirmoi vendimin e Italisë dhe vendosi që Robinho do të duhet të vuajë dënimin me burg në Brazil.

Një gjykatë e Milanos në vitin 2017 shpalli Robinhon dhe pesë brazilianë të tjerë fajtorë për përdhunimin në grup të një gruaje shqiptare 22-vjeçare pasi e kishin dehur në një klub nate në vitin 2013. Dënimi u konfirmua nga një gjykatë apeli në vitin 2020 dhe u vërtetua nga Gjykata e Lartë e Italisë në vitin 2022.

The post Përdhunoi një vajzë shqiptare, Robinho dënohet me nëntë vite burgim appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *