Thuhet se William dhe Kate nuk po e përjetojnë aspak mirë situatën me teoritë konspirative

Princ William dhe Kate Middleton raportohet të jenë tepër të mërzitur dhe zhgënjyer nga teoritë konspirative që po qarkullojnë për ta. Ekspertja mbretërore Katie Nicholl ka folur për Entertainment Tonight rreth kësaj teme.

“E di me saktësi nga burime me të cilët kam folur se William dhe Kate janë shumë të shokuar dhe sinqerisht të surprizuar nga thashethemet e çmendura që po qarkullojnë në internet. Mendoj se ka një sens të shtuar inati dhe acarimi, sidomos te William”, u shpreh ajo.

Nicholl zbuloi me tej se për ta ka qenë shumë e vështirë kjo periudhë dhe se po mundohen ta injorojnë sa më shumë të munden. Ndërkohë rrjeti i teorive konspirative s’po ndalet dhe fjalë qarkullojnë online për operacione plastike, për koma e të tjera ide të habitshme.

Ekspertja vazhdon duke deklaruar se pritej që pas vizitës së Kate në fermë, e gjithë zhurma të binte, por kjo dukshëm nuk ka ndodhur, gjë që i ka bërë edhe më keq gjërat emocionalisht për William dhe Kate. “Ata kanë mijëra ndjekës në Instagram, por prapë nuk po munden t’i japin fund gjithë ç’po ndodh”, deklaroi Nicholl.

Kujtojmë se në janar, pallati mbretëror deklaroi se Kate ka kryer një operacion në zonën abdominale dhe nuk do shfaqej deri për Pashkë.

Zhdukja e saj u ndoq nga spekulime. Kate u fotografua vetëm 2 herë pas atij momenti dhe të dyja herët u dyshuan si të stisura. Gjërat u bënë edhe më keq, kur vetë dukesha publikoi një foto me fëmijët që rezultoi të ishte dështim në editim.

The post Thuhet se William dhe Kate nuk po e përjetojnë aspak mirë situatën me teoritë konspirative appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *