Sulmi në Moskë me mbi 115 viktima, reagon FSB: Terroristët kishin kontakte me Ukrainën

Sulmuesit të cilët u arrestuan në rajonin e Bryansk më herët këtë mëngjes “kishin ndërmend të kalonin në Ukrainë” dhe kishin “kontakte me palën ukrainase”, ka pretenduar shërbimi i inteligjencës ruse.

Sipas BBC, pretendimi i FSB-së në këtë fazë nuk mund të verifikohet. Kur lajmet për sulmin u publikuan një natë më parë, Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, mohoi kategorikisht përfshirjen e Ukrainës, duke thënë se vendi i tij nuk kishte “absolutisht asnjë lidhje me këto ngjarje”.

Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga Presidenti Vladimir Putin.

The post Sulmi në Moskë me mbi 115 viktima, reagon FSB: Terroristët kishin kontakte me Ukrainën appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *