Policia bastis pronat e reperit amerikan Diddy, akuzat që rëndojnë ndaj tij

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA konfirmoi të hënën se agjentët kanë bastisur pronat në Los Anxhelos, Miami dhe Nju Jork që janë të lidhura me reperin dhe manjatin Sean “Diddy” Combs. Kontrollet në prona janë pjesë e një hetimi të trafikimit seksual nga autoritetet federale në Nju Jork.

Mediat amerikane raportojnë se disa telefona u sekuestruan në Miami, përpara se muzikanti të nisej për një udhëtim në Bahamas. Sipas NBC News, tre gra dhe një burrë janë intervistuar nga zyrtarë federalë në Manhattan në lidhje me hetimin e trafikimit seksual, nxitje dhe shpërndarje të narkotikëve dhe armëve të zjarrit.

Reperi po përballet me padi të shumta për sulme të dyshuara seksuale dhe trafikim seksual. Vitin e kaluar, ish e dashura e tij, këngëtarja Cassie e akuzoi atë për abuzim seksual për vite me rradhë. Një tjetër pretendon se Combs, së bashku me dy burra të tjerë, e përdhunuan atë dy dekada më parë, kur ajo ishte 17 vjeç.

Producenti Rodney Jones ka akuzuar gjithashtu muzikantin për sulm seksual ndaj tij dhe se e ka detyruar atë që të punësojë punonjës seksi dhe të kryejë akte seksuale me ta. Combs është ndër muzikantët dhe producentët më me ndikim të hip-hop-it në tre dekadat e fundit. I njohur më parë si Puff Daddy, ai ndërtoi një nga perandoritë më të mëdha të hip-hop-it. Ai është themeluesi i Bad Boy Records dhe një fitues tre herë i Grammy, i cili ka punuar me një mori artistësh të nivelit të lartë, duke përfshirë Notorious BIG, Mary J Blige, Usher, Lil Kim, Faith Evans dhe 112.

The post Policia bastis pronat e reperit amerikan Diddy, akuzat që rëndojnë ndaj tij appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *