Deklaratat e Greqisë kundër Shqipërisë për Belerin, Santos: Keqardhje! Nëse të gjithë do të bënin ashtu, bota do ishte e tmerrshme!

Nga Tirana raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos, ka folur me tone të ashpra në drejtim të Athinës zyrtare, në lidhje me deklaratat kundrejt Shqipërisë për përballjen e Fredi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, me drejtësinë.

Santos tha se është e keqardhur në lidhje me këto deklarata, e shtoi se kjo është një çështje që momentalisht u përket organeve të drejtësisë. ‘Nëse të gjitha vendet do të vepronin si Greqia kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme’, tha Santos. Raportuesja për Shqipërinë theksoi se po e ndjek çështjen me mjaft vëmendje.

Jam e keq ardhur për këtë lloj deklaratë nga Greqia. Aq sa di autoritete gjyqësor epo bëjnë punën e tyre është një çështje që lidhte me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore nda duhet ët presim vendimin e gjykatës. Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme. Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen, jam mjaft e vëmendshme ndaj kësaj çështje po i ndjek informacionet, por ajo që mund të thamë është se po pres për vendimin.’- tha Santos në Tiranë.’- tha Santos.

Duke u ndalur tek ligji për Zonat e Mbrojtura, Santos tha se BE po ndjek nga afër zbatimin e këtij ligji të ri. ‘Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet.’- tha Santos.

E pyetur për ecurinë e Reformë Zgjedhore, Santos tha se palët janë end enë kohë, e shtoi se palët duhet të gjejnë konsensus minimal për të ecura para për zgjedhjet e 2025. Nëse nuk është e mundur, të gjithë palët kanë faj.

‘Në vendin tim thuhet që duhen dy veta për tango, për dialogun duhen dy veta. Faji nuk është te njëra palë. Kur ka mosmarrëveshje apo diçka që nuk ecën, faji është i dy palëve. Jemi ende në kohë, mesazhi është që partia në pushtet dhe opozita të gjejnë një konsensus minimal për të ecur përpara në kohë për zgjedhjet e 2025.’- tha Santos.

Santos theksoi po ashtu rëndësinë e transparencës për pronësinë e financimit të medias. ‘Vëmendja jonë është e përqendruar edhe tek liria e mediave. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për tranparencën e pronësisë dhe financimit të mediave.’- tha Santos.

Raportuesja bëri thirrje po ashtu të ecet para me Reformat demokratike. Ndalur tek zhvillimet në Kuvend, Santos tha se duhet të ndërpriten debatet politike që nuk prodhojnë asgjë.

The post Deklaratat e Greqisë kundër Shqipërisë për Belerin, Santos: Keqardhje! Nëse të gjithë do të bënin ashtu, bota do ishte e tmerrshme! appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *