Nën akuzë për shpërdorim detyre, Vangjush Dako shfaqet i qeshur në GJKKO! Sot vendoset nëse dosja kalon për gjykim

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili është nën akuzë për shpërdorim detyre në dy raste.

Dako u shfaq i buzëqeshur në GJKKO, ndërsa sot pritet të vendoset nëse dosja në ngarkim të kijë do kalojë ose jo për gjykim. Dako aktualisht është në masën arrest shtëpie.

Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren e tjetra me dhënien e lejes së një pallatit 7 katësh por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë janë edhe 10 ish bashkëpunëtorë të tij.

The post Nën akuzë për shpërdorim detyre, Vangjush Dako shfaqet i qeshur në GJKKO! Sot vendoset nëse dosja kalon për gjykim appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *