Policia në Britaninë e madhe shkatërroi një bandë që vidhte të dhëna personale në shërbim të grupeve kriminale. 37 persona u arrestuan gjatë operacionit ndërsa 24 u morën si të dyshuar dhe po mbahen në paraburgim.
Detektivët fillimisht shenjëstruan faqen e mashtruesve teknologjik LabHost, me anë të së cilës ato bombardonin viktimat me mashtrime, teksa iu kërkohej të vendosin të dhënat për të bërë pagesa të ndryshme online.
Zëvendëskomisionerja e Policisë Metropolitane Dame Lynne Owens tha se grupe të tilla janë të aftë të kryejnë mashtrime edhe në shkallë ndërkombëtare, ndaj dhe do iu kushtohet një vëmendje e veçantë.
Sipas gjetjeve të policisë ata kishin arritur të vidhnin më shumë se 480,000 numra kartash dhe 64,000 kode PIN, të njohura në zhargonin kriminal si “të dhëna të plota”.
Sa i përket parave, detektivët thanë se e kishin të vështirë ta përcaktonin, por vetëm faqja Lab Host përllogarit rreth 1 milion euro.
Arrestimet erdhën si rezultat i një operacioni dyvjeçar që përfshinte Policinë Metropolitane, Agjencinë Kombëtare të Krimit, Policinë e qytetit të Londrës dhe organet e zbatimit të ligjit në 17 vende.
Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kontrolli i 70 pronave në mbarë botën, ndërsa numri më i lartë i viktimave besohet të jetë në Mbretërinë e Bashkuar.
The post Britani/ Mashtrim dhe vjedhje online! Goditet banda e krimeve kibernetike, mijëra “viktima” appeared first on ALBUK UK NEWS.