Një fermere britanike ka gjetur një zgjidhje befasuese për të ndaluar përleshjen e deshve mes vete: spërkatjen e tyre me deodorant.
Sam Bryce nga Norkfolk-Suffolk, Angli, tha se fermerë të tjerë i treguan asaj për spërkatjen e trupit të deshve në Afrikë, gjë që i ndalon ata të bëhen agresivë ndaj njëri-tjetrit.
Bryce theksoi se përdorimi i deodorantit të trupit për të qetësuar kafshët është një praktikë në rritje.
“Janë disa prej nesh që e bëjnë këtë në të gjithë vendin”, tha fermerja.
E disa fermerë të tjerë po besojnë se spërkatja e trupit të kafshëve është e mirë edhe për të bindur delet të adopotojnë qengjat e braktisur.
Kjo pasi delet i identifikojnë të vegjlit e tyre nga nuhatja, andaj përdorimi i deodorantëve do t’i ngatërronte ato dhe t’i bënte të mendojnë se qengjat u përkasin atyre.
The post Fermerët britanik spërkasin deshtë me deodorant për t’i ndaluar ata të bëhen agresivë appeared first on ALBUK UK NEWS.