Britania miraton projektligjin për deportimin e emigrantëve në Ruanda

Parlamenti britanik miratoi të hënën mbrëma projektligjin e diskutueshëm për deportimin e azilkërkuesve në Ruanda, të cilët hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Anëtarët e Dhomës së Lordëve dhe dhoma e lartë e parlamentit britanik më në fund ranë dakord për miratimin e ligjit pas muajsh diskutimesh. Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak tha dje se qeveria e tij është “gati” të fillojë deportimin e azilkërkuesve në Ruanda brenda 10 deri në 12 javë.

Konservatorët e kanë cilësuar projektligjin si një masë kundër imigracionit të paligjshëm, duke kërkuar që refugjatët dhe migrantët, pavarësisht nga origjina e tyre, të deportohen në Ruanda nëse ata kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht me varka, duke kaluar Kanalin Anglez.

Një marrëveshje mes Londrës dhe Kigalit parashikon pagesën prej shumaash të mëdha  Ruandës për pritjen e emigrantëve. Gjykata e Lartë e shpalli të paligjshëm projektligjin origjinal në nëntor, megjithatë teksti që atëherë është ndryshuar.

Projektligji e përcakton Ruandën si një vend të tretë të sigurt.

Pavarësisht miratimit të legjislacionit nga Parlamenti, sfidat e mëtejshme gjyqësore mund të vonojnë ende fluturimet për deportimin e emigrantëve.

Debati në Britani vjen ndërsa vendet në të gjithë Europën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut kërkojnë mënyra për të ngadalësuar numrin në rritje të emigrantëve pasi lufta, ndryshimet klimatike dhe shtypja politike po detyrojnë njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre.

Numri i emigrantëve që mbërrinin në Britani me varka të vogla u rrit në 45,774 në vitin 2022 nga vetëm 299 katër vjet më parë. Vitin e kaluar, mbërritjet me varka të vogla ranë në 29,437 pasi qeveria goditi kontrabandistët dhe arriti një marrëveshje për të kthyer shqiptarët në vendin e tyre.

Të hënën, Sunak tha se fluturimet e para do të niseshin pas 10-12 javësh, por refuzoi të jepte detaje se sa njerëz do të deportoheshin ose saktësisht se kur do të nisnin fluturimet.

The post Britania miraton projektligjin për deportimin e emigrantëve në Ruanda appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *