Britania akuzohet për destabilizim të qëllimshëm të të drejtave të njeriut globalisht

Mbretëria e Bashkuar është akuzuar nga organizata “Amnesty International” për “destabilizim të qëllimshëm” të të drejtave të njeriut në skenën globale për qëllime të veta politike.

Në raportin e vet vjetor global, organizata e njohur për të drejtat e njeriut tha se Britania po i dobëson mbrojtjet e të drejtave të njeriut brenda vendit e në skenën ndërkombëtare, në kohën kur e drejta ndërkombëtare është afër avarisë, raporton gazeta “The Guardian”.

“Mbretëria e Bashkuar është duke e destabilizuar qëllimisht tërë konceptin e të drejtave njerëzore universale përmes politikave të saj të brendshme tmerruese dhe politizimit” – tha Sacha Deshmukh, shef ekzekutiv i organizatës “Amnesty International” për Britani.

Në raport kritikohen edhe aleatët e Izraelit për dështimin që ta ndalin “gjakderdhjen e papërshkrueshme civile” në Gaza.

Duke iu referuar zhvillimit të së drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjeve civile pas Luftës së Dytë Botërore, Agnes Callamard, sekretare e përgjithshme e organizatës “Amnesty International”, tha: “Më 2023, ne u kthyem prapa duke u zhytur në një të ardhme që nuk e dëshirojmë, prapa në një të ardhme që na ishte premtuar “kurrë më”.

“Amnesty International” i thekson “standardet e dyfishta groteske” të shteteve të fuqishme perëndimore, përfshirë Britaninë dhe Gjermaninë, që po vazhdojnë t’i mbrojnë dhe kështu t’i përkrahin veprimet e Izraelit, duke i marrë parasysh protestat me bazë të mirë të këtyre shteteve për krimet e luftës nga Rusia dhe Hamasi.

Në raport gjithashtu dënohet në mënyrë të saktësuar Britania për dështimin që ta shfrytëzojë rolin e saj udhëheqës brenda OKB-së për t’i parandaluar shkeljet e të drejtave të njeriut në Gaza dhe për përkrahjen e dobët për hetimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për shkeljet e të drejtave të njeriut në Izrael dhe Palestinë. Raporti e përmend edhe përfshirjen e Britanisë në armatosjen e Izraelit.

Për Izraelin, Deshmukh tha: “Ne kemi një shqetësim shumë të thellë për praktikën e Britanisë për ofrimin e armëve dhe pjesëve domethënëse të armëve.” Sipas tij, rreth 15 për qind e aeroplanëve të përfunduar luftarakë të tipit F-35, që përdoren nga Izraeli, me gjasë kanë pjesë të prodhuara në Britani.

“Nuk ka dyshim në mendjen time se Mbretëria e Bashkuar do të gjykohet ashpër nga historia për dështimin e saj për të ndihmuar në parandalimin e masakrës civile në Gaza” – shtoi drejtori ekzekutiv i kësaj organizate në Britani.

The post Britania akuzohet për destabilizim të qëllimshëm të të drejtave të njeriut globalisht appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *