Gati dyqind demonstrues u arrestuan në orët e fundit në Universitetin Northeastern në Boston, në Universitetin Shtetëror të Arizona-s dhe në Universitetin e Indiana-s, për protestat pro Gazës.
Që nga 18 prilli, më shumë se 700 persona janë arrestuar në kampuset amerikane, me protestën që filloi në “Columbia University” në New York dhe u përhap shpejt në pjesën tjetër të vendit.
Pushtimet, kampingjet, marshimet po rrisin tensionin dhe përplasjet me policinë, ndërkohë që drejtuesit e universiteteve janë gjithnjë e më në vështirësi.
Vijojnë thirrjet e reja për dorëheqje ndaj rektorit të “Columbia University” , Minouche Shafik, i akuzuar se nuk ka arritur të menaxhojë situatën në një nga universitetet elitare në Shtetet e Bashkuara.
The post Protestat pro Gazës/ Universitetet amerikane në trazira, 200 arrestime në orët e fundit appeared first on ALBUK UK NEWS.