Vriten 4 oficerë në Karolinën e Jugut

Katër policë u qëlluan për vdekje dhe katër të tjerë u plagosën të hënën gjatë një përleshjeje me armë, teksa po kryenin operacionin për arrestimin e një të kërkuari në një shtëpi në Charlotte, në Karolinën e Veriut.

Ata mbërritën në banesën ku ndodhej i dyshuari dhe ai hapi zjarr ndaj oficerëve në oborrin e shtëpisë. Burri, i identifikuar nga autoritetet si Terry Clark Hughes, 39 vjeç, dyshohet se filloi të qëllonte, duke goditur shumë oficerë.

I kërkuari, i cili hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë u qëllua për vdekje gjatë përleshjes me armë, ndërsa dy persona që ndodheshin në shtëpi në momentin e operacionit janë arrestuar. Ata ishin një grua dhe një djalë 17 vjeçar të cilët po merren në pyetje për ngjarjen. Tre nga oficerët që u vranë ishin pjesë e një Task Force të Marshallëve të SHBA-së, e përbërë nga oficerë nga agjenci të shumta. Disa rrugë në atë zonë, përfshirë Interstate 77 ku ndodhi edhe ngjarja, u mbyllën si masë sigurie.

Një deklaratë e Departamentit të Drejtësisë së SHBA tha se një nga katër oficerët e vrarë ishte një zëvendës marshall amerikan. Presidenti Biden u informua për incidentin dhe ka folur me guvernatorin e Karolinës së Veriut, Roy Cooper, tha Shtëpia e Bardhë. Në mars 2007, dy oficerë të policisë Charlotte-Mecklenburg u vranë gjatë një përleshje.

The post Vriten 4 oficerë në Karolinën e Jugut appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *