Ish kryeministri britanik Boris Johnson është detyruar të kthehet nga një qendër votimi pasi ka harruar të marrë letërnjoftimin me vete në zgjedhjet lokale të Britanisë, transmeton Gazeta Metro.
Mediat britanike kanë raportuar se Johnson i cili vetë kishte propozuar këtë ligj që votuesit të paraqesin letërnjofim me foto sa ishte në pushtet është kthyer nga qendra votuese e South Oxfordshire pasi nuk kishte marrë letërnjoftimin me vete.
Sky News raportoi se Johnson i cili kishte shërbyer si kryeministër nga viti 2019 deri në 2022 më vonë kishte arritur të votonte pasi ka marrë letërnjoftimin.
Johnson kishte propozuar ligjin Electrions Act i cili kërkonte foto dhe identifikimin gjatë vitit 2022 dhe ky ligj u implementua për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.
The post Boris Johnson nuk u lejua të votoj në Britani, kishte harruar letërnjoftimin appeared first on ALBUK UK NEWS.