Në Athinë më 12 maj, Rama: Mezi pres të takohem me shqiptarët e Greqisë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë më 12 maj një takim me bashkëatdhetarët në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet: “mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”.

Turi i kryeministrit Rama me diasporën është emërtuar “Krenar për Shqipërinë” dhe nis me shqiptarët në Athinë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka deklaruar se një nga arsyet e nisjes së turit është për t’ju bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Diasporë që të kthehen për të jetuar dhe investuar në Shqipëri.

The post Në Athinë më 12 maj, Rama: Mezi pres të takohem me shqiptarët e Greqisë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *