Netanyahu injoron Bidenin për Rafahun: Do luftojmë edhe me thonj

Kryeministri izraelit injoroi sërish paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tradicional, kundër sulmit tokësor në Rafah.

Në një reagim përmes një videomesazhi, shefi i kabinetit izraelit të luftës shprehu vendosmërinë për ta çuar deri në fund, atë që e konsideron betejën përfundimtare për mposhtjen e HAMAS-it.

“Jemi të vendosur dhe të bashkuar, për të mposhtur ata që duan të na shkatërrojnë. Nëse do të na duhet ta bëjmë këtë vetëm, do ta bëjmë të vetëm. Do të lufojmë “me thonj” nëse do të jetë nevoja”.

Deklarata ishte një përgjigje ndaj presidentit amerikan Joe Biden, i cili e paralajmëroi qeverinë izraelite se do të ndalë të gjitha ndihmat ushtarake, nëse e nis sulmin tokësor në Rafah, pa garantuar plotësisht jetët e mbi 1.5 milionë palestinezëve të strehuar atje nga të katër anët e Rripit të Gazës, për t’i shpëtuar luftës izraelite kundër Hamasit.

Ende pa nisur sulmi tokësor, mjekët në Rafah japin alarmin për mbingarkesa në spitale, pas bombardimeve të ashpra nga artileria dhe avionët ushtarakë izraelitë.

Trupat tokësore nuk kanë hyrë ende, por vetëm kanë marrë nën kontroll pikat kufitare me Egjiptin.

The post Netanyahu injoron Bidenin për Rafahun: Do luftojmë edhe me thonj appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *