E rëndë në Britani të Madhe, polici qëllohet me hark në këmbë

Sipas mediave të huaja, një oficer policie është qëlluar në këmbë me një hark gjatë incidentit në High Ëycombe.

Policia thotë se incidenti ndodhi teksa oficeri po i përgjigjej raporteve të një burri rreth të 60-ave, që pësoi një plagë me thikë në qytetin Buckinghamshire.

Një 54-vjeçar nga High Ëycombe është arrestuar me dyshimin për tentativë vrasje.

Policia e Luginës së Thames thotë se ai është dërguar në spital nën mbikëqyrjen e policisë, me lëndime që mund t’i ndryshojnë jetën pasi u qëllua nga një polic i armatosur.

Ndihmës shefi i policisë, Tim Metcalfe tha: “Oficerët e policisë morën pjesë dhe njëri u qëllua në këmbë me një hark. Ai u dërgua në spital dhe pas mjekimit ka dal sërish”.

“Mendimet tona janë me oficerin e plagosur dhe po bëjmë gjithçka për ta mbështetur atë dhe kolegët e tij, si dhe të gjithë të prekurit nga incidenti brenda forcës”.

“Viktima e sulmit është dërguar gjithashtu në spital me lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetën. Mendimet tona janë gjithashtu me të.”

Ai vazhdoi: “Për momentin nuk po kërkojmë askënd tjetër në lidhje me incidentin”.

“Ka një prani të madhe policie në zonë, por nuk ka asnjë kërcënim të vazhdueshëm për publikun e gjerë. Kushdo që ka shqetësime duhet të flasë me një oficer policie me uniformë”, përfundoi ai.

The post E rëndë në Britani të Madhe, polici qëllohet me hark në këmbë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *