Protesta në Bërxullë/ Banorët me benzinë në dorë: Shteti na mashtroi! Nëse nis shembja e banesave do digjemi

Banorët e Bërxullës vazhdojnë të tregojnë revoltën e tyre kundër projektit Thumanë-Kashar që prek banesat e tyre. Ata kanë dalë paraditen e sotme në protestë dhe teksa kanë hipur në tarracën e një banese kërcënojnë se do ti vendosin flakën vetes. Ata shprehen se shteti i ka mashtruar, pasi sipas tyre u është premtuar se do tju jepen shtëpi dhe nuk jua kanë dhënë. Për shembjen e banesave ata shprehen se janë njoftuar vetëm një ditë më parë.

 “Ose na jepni shtëpi ose do të digjemi me benzinë. Bëmë kërkesë në komisariatin nr. 6 dhe na kthyen mbrapsht. Shteti na mashtroi. Premtoi se do të na japë shtëpi dhe nuk ka dhënë. Vetëm një ditë më parë na njoftuan për tu larguar nga shtëpitë. Na kanë dhënë vetë 3 vite bonus qiraje, por cfarë do të bëjmë ne me atë” thanë disa nga banorët.

Ndërkohë një tjetër banore deklaron se kërkon strehim dhe se nuk ka ku të shkojë.

“Në fillim na thanë që do të na shpërblenin pastaj na thanë nuk do të merrni asgjë. Nuk na ka ardhur asnjë njoftim. Erdhi një procesverbal dje që na tha lironi menjëherë shtëpinë. Kërkojmë strehim. Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qiell të hapur. Kemi fëmijë ku do të jetojnë ata? Ata që paguan morën, ne jo”, deklaron një tjetër.

The post Protesta në Bërxullë/ Banorët me benzinë në dorë: Shteti na mashtroi! Nëse nis shembja e banesave do digjemi appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *