Mospërfshirja e Kosovës/ Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Në profilin e tij në “X”, euroteputeti shkruan se shtetet anëtare të Këshillit të Evropës iu kanë përulur Serbisë, duke përmendur Gjermaninë, Italinë dhe Francën, transmeton Telegrafi.

Në reagimin e tij, ai ka ritheksuar edhe një herë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

“Republika e Kosovës i përmbush të gjitha kriteret, ka fituar mbështetjen e shumicës së madhe të deputetëve të shteteve anëtare dhe i takon Këshillit të Evropës. Fundi i qetësimit të Vuçiqit tani.

Ndryshe, Kosova  nuk hyri në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, pavarësisht se në muajin prill Asambleja Parlamentare kishte rekomanduar fuqishëm anëtarësimin.

Gjermania, Franca dhe Italia kushtëzuan anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me “hapa konkret” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Today @coe Member States – with sadly a prominent role for – again burnt their credibility and bowed to Serbia.

The Republic of Kosovo fulfills all criteria, gained support of a large majority of Member States’ MPs and belongs in #CoE

End the appeasement of Vucic now. pic.twitter.com/wbhbAhbXrP

— Thijs Reuten (@thijsreuten) May 17, 2024

The post Mospërfshirja e Kosovës/ Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *