Pjesë e grupeve kriminale që porosisnin vrasje/ SPAK zbërthen rolin e ish-deputetit të PS dhe 4 punonjësve të policisë

Hetimi i SPAK për megaoperacionin e zhvilluar përgjatë dy ditëve me 50 urdhër-arreste, ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre.

Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon gjithashtu një shkallë shumë të lartë organizimi dhe rrezikshmërie shoqërore.

Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e një ish-deputeti, katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020, përkatësisht:

– Ish-Deputeti i PS Arben Ndoka;

– Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me iniciale H.M.;

– Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në po këtë drejtori, Klodian Shahini;

– 2 efektivë të Repartit Special RENEA, Altin Morina dhe A.P.

Arben Ndoka ishte bërë palë me botën e krimit për të zbuluar se kush i vrau vëllanë, Aleksandër Ndoka, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2017.

Kështu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi H.M., me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin Klodian Shahini dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.

Po ashtu i hetuari H.M., në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.

The post Pjesë e grupeve kriminale që porosisnin vrasje/ SPAK zbërthen rolin e ish-deputetit të PS dhe 4 punonjësve të policisë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *