Shqipëri-Kosovë, projekte të përbashkëta në turizëm dhe mjedis

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u prit në një takim në Prishtinë nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu.

Gjatë takimit Kumbaro dhe Aliu biseduan mbi projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e turizmit dhe mjedisit.

“Kënaqësi sa herë takohem me një mik të mirë e bashkëpunëtor të çmuar si Liburn Aliu. Zhvillimin e qëndrueshëm e kemi prioritet të politikave tona ku bashkëndajmë zonat e mbrojtura dhe kemi sinergjinë e vullnetin për të çuar përpara projekte të përbashkëta mes Shqipërisë e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha Kumbaro.

Ministrja e Kulturës dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në vijim të vizitës së saj në Prishtinë, është takuar dje edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, homologen Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

The post Shqipëri-Kosovë, projekte të përbashkëta në turizëm dhe mjedis appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *