Vdekja e presidentit të Iranit, ultra-konservatorist Ebrahim Raisi e ka vendosur në vështirësi liderin suprem për të gjetur pasardhësin në krye të vendit. Por, ekspertët e fushës thonë se deri tani janë dy kandidatë dhe mes tyre është edhe djali i dytë i Khameneit
Ultra-konservatori Ebrahim Raisi, ish-presidenti i Iranit, i cili vdiq në një aksident ajror, ishte parë gjerësisht si Lideri i Ardhshëm Suprem i Republikës Islamike.
Por vdekja e tij ka krijuar vështirësi në planet për pasardhësin e liderit suprem të Iranit.
Ekspertët e Iranit kanë thënë në vazhdimësi se lideri suprem aktual Ajatollah Ali Khamenei ishte mjaft i afërt me Reisin dhe se po e përgatiste atë të drejtonte vendin pas tij.
Pavarësisht se nuk ka asnjë favorit të dukshëm për liderin supreme emrat kanë nisur të qarkullojnë.
Djali i dytë i Khameneit, Mojtaba Khamenei, 55 vjeç, është një kandidat i mundshëm.
Ai nuk është shumë figurë e njohur, por ekspertët thonë se mund ta drejtojë vendin.
Një tjetër klerik që besohet se është në garën për rolin e liderit suprem është Ajatollah Alireza A’rafi.
Kleriku 67-vjeçar është i afërt me Khamenein dhe është një prej dy zëvendësshefave të Asamblesë së Ekspertëve.
Lideri suprem i Iranit zgjidhet nga një asamble e ekspertëve që përbëhet nga 88 persona, dhe që të gjthë janë klerikë të lartë.
I dominuar nga anëtarët e linjës së ashpër, trupi klerik nuk është deklaruar sa i përket pasardhësit të mundshëm të Khameneit.
Në këtë asamble ekziston edhe një grupim i vogël prej 3 anëtarësh që mban një listë të pasardhësve të mundshëm dhe thuhet se kjo listë nuk është parë as nga anëtarët e tjerë të Asamblesë.
The post Irani në krizë për liderin suprem/ Vdekja e Raisit vendos në vështirësi Ajatollah Ali Khamenei appeared first on ALBUK UK NEWS.