Britanikët në hall me bimën që ua ka pushtuar shtëpitë

Shumë banorë në Britani të Madhe janë ankuar se kopshtet dhe oborret e shtëpive të tyre po pushtohen nga një bimë e dëmshme.

Mirror ka shkruar se bima e quajtur Buddleia, është në formë kaçube dhe mund të jetë më e rrezikshme se nyja japoneze. Ekspertët e bimëve kanë thënë se fara e saj shpërndahet shpejt dhe mund të mbijë në afat rekord në shumë zona, duke përfshirë çatitë, muret dhe dritaret.

Rrënjët e tyre të forta kanë aftësinë të rriten nëpërmjet ndërtesave, duke u dhënë atyre mundësinë për të shkaktuar “dëme të kushtueshme” në shtëpi.

Për shkak të kësaj, ekspertët kanë thënë se nëse në shtëpi keni këtë bimë, çmimi i shtëpisë suaj mund të ulet.

Bima gjithashtu përbën rrezik për mjedisin pasi konkurron me bimët e tjera duke u zënë hapësirën. Ajo i dëmton edhe lulet e shtëpisë.

Banorëve u është bërë thirrje që t’i krasitin këto shkurre sa më parë dhe të mos lejojnë që ajo të shpërndahet.

The post Britanikët në hall me bimën që ua ka pushtuar shtëpitë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *