Sjellja e tifozëve në stadium, UEFA nis procedim disiplinor ndaj Shqipërisë

Sikur të mos mjaftonte humbja ndaj Italisë, UEFA ka nisur një procedim disiplinor kundër Shqipërisë, më saktësisht FSHF-së, për shkak të sjelljes që cilësohet e papërshtatshme nga ana e tifozëve të saj.

Nëse për shqiptarët, ajo se çfarë u pa në stadium ishte një festë, nuk është kështu për UEFA-n.

Sipas UEFA-s, tifozët shqiptarë kanë shkelur rregulloren, që nga hyrja e tifozit në fushën e lojës në minuta e fundit të ndeshjes, por edhe ndezja e fishekzjarrëve në tribuna apo edhe hedhja e objekteve.

Gjithashtu, pjesë e hetimit është edhe “transmetimi i një mesazhi provokues, i papërshtatshëm për evenimente sportive” nga ana e mbështetësve shqiptarë, mirëpo nuk është specifikuar për çfarë bëhej fjalë. 

The post Sjellja e tifozëve në stadium, UEFA nis procedim disiplinor ndaj Shqipërisë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *