Perëndimi provokoi luftën në Ukrainë, thotë lideri ekstremist britanik

Njeriu që nxorri Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian, ka provokuar sërish perëndimin.

Nigel Farage ka thënë se Perëndimi “provokoi” pushtimin rus të Ukrainës, për shkak se Bashkimin Evropian dhe NATO po kërkonte që të zgjerohej drejt lindjes.

Drejtuersi i ‘Reformës në Mbretërinë e Bashkuar’ i tha BBC-së se lufta “sigurisht” ishte faji i Presidentit Vladimir Putin.

Por ai shtoi se zgjerimi i BE-së dhe NATO-s i dha atij një “arsye” për t’i thënë popullit rus “ata po vijnë përsëri për ne”.

Në një intervistë me Nick Robinson të BBC-së, Farage u sfidua për gjykimin e tij dhe deklaratat e kaluara, duke përfshirë kur ai emëroi presidentin rus Vladimir Putin si liderin botëror që ai admironte më shumë në vitin 2014.

“Unë thashë se nuk e pëlqeja atë si person, por e admirova si një drejtues politik, sepse ai ia doli të merrte kontrollin e drejtimit të Rusisë,” tha Farage.

Farage tha se ai kishte argumentuar që nga vitet 1990 se “zgjerimi gjithnjë në lindje” i aleancës ushtarake të NATO-s dhe BE-së po i jepte Putinit “një arsye për t’i thënë popullit të tij rus se, ata po vijnë përsëri për ne dhe për të shkuar në luftë”.

Ai shtoi: “Ne e provokuam këtë luftë. Sigurisht, është faji i Presidentit Putin.”

The post Perëndimi provokoi luftën në Ukrainë, thotë lideri ekstremist britanik appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *