Rritet bilanci, më shumë se 1300 persona humbën jetën nga pelegrinazhi në Mekë, shumica e tyre egjiptianë

1.301 persona kanë humbur jetën gjatë pelegrinazhit të haxhit të këtij viti.

BBC raporton se nxehtësia ekstreme shkaktoi probleme për gati dy milionë pelegrinë, pasi pelegrinazhi i këtij viti u zhvillua gjatë një vale të nxehtit, me temperatura që kalojnë 50 gradë Celsius.

Më shumë se tre të katërtat e atyre që vdiqën nuk kishin leje zyrtare për të qenë atje dhe ecnin nën rrezet e diellit direkte pa strehë adekuate, tha agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA.

Disa nga ata që vdiqën ishin të moshuar ose të sëmurë kronikë, shtoi agjencia.

Shumica e viktimave ishin egjiptianë. Burime të sigurisë dhe mjekësore i thanë Reuters sot se numri i vdekjeve egjiptiane ishte rritur në 672 dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sipas të dhënave të qeverisë indoneziane, gjithsej 236 indonezianë kanë humbur jetën, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë ka njoftuar se 98 qytetarë indianë kanë vdekur gjatë haxhit.

Më shumë vdekje u raportuan nga Tunizia, Jordania, Irani dhe Senegali duke e bërë pelegrinazhin e këtij viti më vdekjeprurës me të paktën 1,114 të vdekur, sipas një raporti të Reuters.

The post Rritet bilanci, më shumë se 1300 persona humbën jetën nga pelegrinazhi në Mekë, shumica e tyre egjiptianë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *