Anglia zhgënjen ndaj Sllovenisë, eliminohet Serbia

Anglia nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Sllovenisë në Grupin C.

“Tre Luanët” vazhdojnë të shfaqen pa shkëlqim në këtë fushatë të Euro 2024, edhe pse e mbyllin të parët me pesë pikë.

Ndërkohë, Sllovenia renditet e treta me tre pikë teksa në ndeshjen tjetër të grupit, Danimarka barazoi pa gola ndaj Serbisë.

Danezët renditen të dytët, ndërsa Serbia e mbyll këtu aventurën europiane.

Danimarka dhe Sllovenia e mbyllën me tre pikë, pasi kishin marrë të dy ekipet barazime në të tre sfidat. Por, si u përcaktua vendi i dytë dhe i tretë mes tyre, për të ndarë me kë do ndesheshin në turin tjetër?

Meqenëse skuadrat kishin pikë të barabarta dhe golavarazh po njëlloj të barabartë, 2-2, kriteri i radhës që merrej për bazë ishin kartonët e verdhë. Të dy skuadrat e nisnin me numër të njëjtë kartonësh të verdhë duelin dhe gjatë tij u ndëshkuan përsëri dy lojtarë nga secili ekip në ndeshjen përkatëse.

Kështu, për të vendosur fatin e grupit u desh të merrej për bazë renditja e përgjithshme e kualifikueseve. Ajo shihte Danimarkën të pozicionuar më mirë me pikët e siguruara në ndeshjet e saj në rrugën drejt Europianit e kësisoj, nordikët morën vendin e dytë në grup para Sllovenisë që u rendit e treta.

The post Anglia zhgënjen ndaj Sllovenisë, eliminohet Serbia appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *