Futbolli shqiptar humb legjendën, shuhet Bejkush Birçe

Futbolli shqiptar ka marrë lajmin e trishtueshëm ditën e diel të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes, si pasojë e problemeve shëndetësore.

Birçe ishte një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar i cili dha kontribut si lojtar dhe trajner i Kombëtares, ndërkohë që për pak kohë ka mbajtur dhe detyrën e zëvendëspresidentit të FSHF.

Birçe e kaloi karrierën si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më pas edhe si trajner, sikurse bëri me Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon.

Gjithashtu, ai mbahet mend si një nga trajnerët më të shquar të Kombëtares, teksa drejtoi kuqezinjtë në vitet ’90, në një periudhë të vështirë për vendin.

Homazhet për Bejkush Birçen do të zhvillohen ditën e hënë në ambientet e stadiumit “Air Albania”, duke nisur nga ora 11:00.

The post Futbolli shqiptar humb legjendën, shuhet Bejkush Birçe appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *