Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike takim konsultues mbi Procedurën e Menaxhimit të Incidenteve të Sigurisë së Informacionit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi ditën e sotme takimin konsultues mbi  Procedurën e Menaxhimit të Incidenteve të Sigurisë së Informacionit, një dokument ky thelbësor i hartuar  nga Autoriteti për të  mbrojtur Infrastrukturat Kritike dhe të Rëndësishme të Informacionit nga kërcënimet kibernetike.

Duke zbatuar këtë procedurë, AKSK synon të rrisë  qëndrueshmërinë kombëtare kundër kërcënimeve kibernetike dhe të sigurojë mbrojtjen e vazhdueshme të infrastrukturave kritike të informacionit të  Shqipërisë.

AKSK mbetet i angazhuar për të garantuar pjesëmarrje, transparencë, efikasitet dhe koherencë në proceset e vendimmarrjes për sigurinë kibernetike.

Ky takim u zhvillua me mbështetjen e Risi Albania, me pjesëmarrjen e mbi 60 ekspertëvetë infrastrukturave të informacionit.

The post Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike takim konsultues mbi Procedurën e Menaxhimit të Incidenteve të Sigurisë së Informacionit appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *