Shtyhet seanca për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Gjykata e Posaçme shtyu për më 11 korrik, ora 10:00, seancën për informacion 2-mujor të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Shkak i shtyrjes ishte mosmarrja e njoftimit për seancën nga Berisha dhe Malltezi.

Kujtojmë që më 18 qershor gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi të rrëzojë kërkesën e radhës të Sali Berishës e Jamarbër Malltezit për ndryshim të masës së sigurisë, duke i lënë sërish në arrest shtëpie.

SPAK kërkon që Berisha të qëndrojë nën masën e sigurimit arrest në shtëpi, ndërkohë që avokatët kërkojnë ndryshim mase.

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzohet për korrupsion pasiv si pjesë e një hetimi gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.

The post Shtyhet seanca për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *