Fitoi zgjedhjet në Britani, Starmer takohet me mbretin Charles III, merr lejen për të formuar qeverinë e re

Keir Starmer është bërë zyrtarisht kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pas një takimit tradicional që pati me mbretin Charles III, të cilit i kërkoi të formonte qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Stramer merr tashmë detyrën si kryeministri i parë i Laburistëve pas 14 viteve në opozitë dhe kryeministri i shtatë laburist.

Udhëheqësi laburist pati takimin e tij në Pallatin Buckingham pasi Rishi Sunak dha dorëheqjen pas rezultatit më të keq të zgjedhjeve të përgjithshme ndonjëherë për konservatorët.

Pas takimit, zëdhënësi i Mbretit tha se Mbreti kërkoi që Stramer të formonte një administratë të re.

“Sir Keir pranoi ofertën e Madhërisë së Tij dhe puthi duart pas emërimit të tij si kryeministër dhe zoti i parë i Thesarit,” tha ai.

Pjesa më e madhe e vendit u kthye në të kuqe brenda natës, me Sunak që pranoi humbjen pak para orës 5 të mëngjesit të së premtes dhe Keir Stramer i cili pak orë më vonë mbajti fjalimin e tij të fitores.

Ish-kryeministri Z. Sunak tha se ai nuk do ta linte menjëherë rolin e tij si lider i Partisë Konservatore, por do ta bënte këtë sapo të fillonte një garë për lidership.

“Dua të them në radhë të parë, më vjen keq, i kam dhënë gjithë kësaj pune”, tha ai.

The post Fitoi zgjedhjet në Britani, Starmer takohet me mbretin Charles III, merr lejen për të formuar qeverinë e re appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *