“Fuqizojmë Komunitetin”, qendrat që ofrojnë shërbime sociale për grupet në nevojë në Durrës, Lezhë dhe Kurbin

Prej disa muajsh ka nisur një rrugëtim transformues për komunitetet në Durrës, Lezhë dhe Kurbin, me vënien në funksion të Qendrave “Fuqizojmë Komunitetin”, të financuara nga USAID dhe zbatuar nga UNDP Albania.
Falë shërbimeve sociale të integruara dhe aktiviteteve të ndryshme, qendrat “Fuqizojmë Komunitetin” tashmë ka mbështetur mbi 960 qytetarë.
Qendrat ofrojnë shërbime të mbështetjes psiko-sociale, terapi të të folurit, fizioterapi, programe pas-shkollore, dhe programe mentorimi për punësim. Qendrat kanë fokus të veçantë dhe viktimat e dhunës në familje dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.
Përveç shërbimeve të ndryshme shëndetësore dhe psiko-sociale, qendrat ofrojnë edhe aktivitete të ndryshme krijuese dhe argëtuese për fëmijët, adoleshentët, të rinjtë, si dhe grupet në nevojë të prekura nga përjashtimi social, diskriminimi apo abuzimi.
Më e rëndësishmja, në këto qendra gjithçka ofrohet falas për qytetarët. Për ata që janë nga zonat rurale apo e kanë të pa mundur lëvizjen, ofrohet edhe transport falas.
“Fuqizojmë Komunitetit”, është një program tre vjeçar dhe më pas qendrat do ti kalojnë në përgjegjësi bashkive të qytetit.

The post “Fuqizojmë Komunitetin”, qendrat që ofrojnë shërbime sociale për grupet në nevojë në Durrës, Lezhë dhe Kurbin appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *