Momenti kur rrufeja goditi një avion të British Airways

Pasagjerët në një fluturim të British Airways, që udhëtonte nga Shtutgarti në Heathrow në Britaninë e Madhe, u tmerruan të dielën pasdite kur avioni u godit nga rrufeja.

“Ishte tronditëse,” tha një pasagjer, emri i parë Jeco, për gazetën The Sun, duke thënë se “ekuipazhi i BA ishte i mahnitshëm”. Një burrë, djali dhe nipi i të cilit ishin në aeroplan, e përshkroi atë si një “fluturim nga ferri”.

Një zëdhënës i British Airways konfirmoi se “BA919 u devijua në Gatwick” për shkak të “kushteve të motit”.

Videoja tronditëse e rrufesë që godet krahun e avionit është regjistruar nga një pasagjer i fluturimit.

The post Momenti kur rrufeja goditi një avion të British Airways appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *