Rishi Sunak krijon një kabinet të përkohshëm opozitar, Cameron tërhiqet

Rishi Sunak ka krijuar “kabinetin hije” brenda konservatorëve. I pari që kjo parti krijon për më shumë se 14 vite.

Në këtë kabinet, Sunak ka vendosur figurat kryesore që ai kishte në qeveri, si James Cleverly, si Sekretar i brendshëm apo Jeremy Hunt si kancelar.

Por, Lord Cameron nuk do të jetë pjesë e këtij kabineti opozitar, në vend të tij, si Sekretar i Jashtëm opozitar është caktuar Andrew Mitchell. Ky i fundit, ka qenë Zëvendës Sekretari i Jashtëm në parlamentin e kaluar.

Mediat në vend raportojnë se nuk dihet ende se për sa kohë do të mbeten në fuqi këto vendime të Sunak, pasi ai vetë konfirmoi më premten se shumë shpejt do të japë dorëheqjen.

Procesi për emërimin e një udhëheqësi të ri konservator do të vendoset nga ekzekutivi i Komitetit të 1922, i asistuar nga CCHQ.

The post Rishi Sunak krijon një kabinet të përkohshëm opozitar, Cameron tërhiqet appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *