Ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi

Gazetari i njohur Aristir Lumezi është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare. Lajmi është dhënë nga familjarët e tij.

Lumezi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, që e ndau në moshë të re nga familja dhe miqtë e tij.

Aristir Lumezi kishte një karrierë të gjatë, prej më shumë se dy dekadash, në media si gazetar në sektorin e politikës.

Së fundmi ai ishte kryeredaktor i Gazetës Panorama.

AlbUkTv i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Lumezi dhe miqve të të ndjerit, për humbjen e tyre.

The post Ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *