Pas fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit opozitarë u larguan nga Kryeministria dhe u drejtuan për në Bashkinë e Tiranës.
Protesta u përshkallëzua kur mori fjalën Berisha, pasi në drejtim të Kryeministrisë nisi hedhja e koktejleve të molotovit.
Pasi Berisha mbylli fjalën e tij, protestuesit të shoqëruar nga forcat e policisë, iu drejtuan Bashkisë së Tiranës, ku edhe aty hodhën bomba molotov.
Pasi pushoi “shiu” i molotovit, pati tensione dhe shtyrje mes protestuesve dhe policisë që rrethoi godinën e Bashkisë Tiranë.
Protestuesit kërkuan të çanin rrethimin e efektivëve, por pa ia arritur dot qëllimit.
The post Protesta e opozitës zhvendoset te Bashkia e Tiranës. Molotov godinës dhe përplasje me policinë appeared first on ALBUK UK NEWS.