Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare Shennon Doherty, Brenda e “Beverly Hills”

Shannen Doherty, që të gjithë e mbajë mend me rolin e Brenda-s në serialin e famshëm të Beverly Hills, u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare.

Aktorja humbi betejën disavjeçare me kancerin. Ka qenë publicisti i saj Leslie Sloane që ka konfirmuar lajmin e vdekjes.

Doherty pati një karrierë në ekran që përfshin katër dekada si ylli i shfaqjeve televizive të suksesshme si Beverly Hills dhe Charmed.

Roli i saj i parë i madh në film erdhi në vitin 1985 me “Girls Just Want to Have Fun”, ku luajtën edhe Sarah Jessica Parker dhe Helen Hunt.

The post Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare Shennon Doherty, Brenda e “Beverly Hills” appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *