Gjykata e Lartë e pamëshirshme me Kejvina Kthjellën, nuk ia kthen më Audin

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Kejvina Kthellës, për makinën e sekuestruar nga GJKKO, e që tashmë përdoret nga Policia Rrugore.

GJKKO pranoi më datë 8 shkurt kërkesën e SPAK për konfiskimin e 9 prej makinave të Redjan Rrejës dhe familjarëve të tij, përfshirë dhe makinën luksoze Audi, që ia kishte dhuruar modeles Kejvina Kthella.

Në përfundimet e paraqitura në gjykata nga ana e SPAK, në kuadër të hetimit pasuror të Redjan Rrajës, që është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 2019, thuhet se pasuritë janë blerë nga Rraja, me para që burojnë nga veprimtaria kriminale.

Në total janë 5 pasuri të paluajtshme. GJKKO gjithashtu sekuestroi edhe 2 makina, një në emër të Redjan Rrajës dhe një Audi që i është sekuestruar modeles Kejvina Kthellës. Mes pasurive të sekuestruar është dhe një orë Rolex.

The post Gjykata e Lartë e pamëshirshme me Kejvina Kthjellën, nuk ia kthen më Audin appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *