Shqiptarët mund të udhëtojnë pa vizë në Tajlandë

Tajlanda duket se ka hapur “dyert” e saj për shumë vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria.

Shteti aziatik ka zgjeruar skemën e saj të hyrjes pa viza në 93 vende dhe territore, ndërsa kërkon të rigjallërojë industrinë e saj të turizmit.

Vizitorët mund të qëndrojnë në vendin e Azisë Juglindore deri në 60 ditë sipas skemës së re që hyri në fuqi të hënën. Më parë, mbajtësit e pasaportave nga 57 vende lejoheshin të hynin pa vizë.

The post Shqiptarët mund të udhëtojnë pa vizë në Tajlandë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *