Sot shpallet aktgjykimi ndaj Pjetër Shalës, i njohur si komandant “Ujku”

Sot, më 16 korrik shpallet aktgjykimi ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”.

Në njoftimin e bërë për media nga Dhomat e Specializuara thuhet se seanca do të nis në ora 14:00.

“Trupi Gjykues i caktoi mbajtjen e seancës së shqiptimit të Aktgjykimit në çështjen gjyqësore Pjetër Shala për 16 korrik 2024 në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

Pjetër Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

The post Sot shpallet aktgjykimi ndaj Pjetër Shalës, i njohur si komandant “Ujku” appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *