Shaikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, vajza e udhëheqësit të Dubait ka njoftuar se po divorcohet nga bashkëshorti i saj Sheikh Mana Bin Mohammed Bin Rashid bin Mana Al Maktoum.
Përmes një postimi në Instagram, princesha e Dubait i kërkoi publikisht divorcin. Njoftimi i saj, vjen pas më shumë se dy muajsh kur dyshja mirëpritën fëmijën e tyre të parë.
“I dashur bashkëshort. Meqenëse je i zënë me persona të tjerë, unë po deklaroj divorcin tonë. Po divorcohem nga ti. Gjithë të mirat. Ish-gruaja jote”, shkroi princesha e Dubait përmes një postimi në Instagram.
Lajmi ka bërë bujë në mediat sociale, ku shumë persona vunë re se çifti nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram dhe fshinë të gjitha fotot e njëri-tjetrit nga profilet e tyre, shkruan Living.
Disa spekuluan se dyshja kishin bllokuar njëri-tjetrin, ndërsa të tjerë pyesnin veten nëse llogaria e saj ishte hakeruar.
The post “Gjithë të mirat… ish gruaja jote.”/ Princesha e Dubait i kërkon divorcin bashkëshortit në Instagram appeared first on ALBUK UK NEWS.