Adele ka njoftuar se do të marrë një pauzë të gjatë nga muzika pas koncerteve të saj të ardhshme, duke u shprehur se nuk ka fare plane për muzikë të re. Këngëtarja britanike do të performojë në Europë, muajin e ardhshëm, për herë të parë që nga viti 2016. Biletat e koncerteve të para që do të zhvillohen në Gjermani gjatë muajit gusht, pothuajse janë shitur të gjitha.
Megjithatë, 36-vjeçarja u shpreh se po planifikon të marrë një pushim pas shfaqjeve. “Dua një pushim të gjatë pas gjithë kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera kreative. E dini, unë as në shtëpi nuk këndoj fare. Sa e çuditshme është kjo?”, tha këngëtarja britanike.
Adele publikoi albumin e saj të fundit më 30 në nëntor 2021, pas divorcit nga Simon Konecki, duke shënuar një rikthim pas pesë vitesh. Hera e fundit që ajo performoi në Mbretërinë e Bashkuar ishte në korrik 2022 në Festivalin Britanik Summer Time në Hyde Park, Londër.
The post Këngëtarja britanike, Adele, do të shkëputet për një kohë të gjatë nga muzika appeared first on ALBUK UK NEWS.