Xhovana Nikolli ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale lidhur me tritolin që iu vendos banesës që ajo kishte marrë me qera, bashkë me të motrën e saj në Elbasan.
Përmes një reagimi në Instagram, e reja i ka përcjellë një mesazh të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, të cilin e akuzon si porositësin e vendosjes së lëndës plasëse në banesën e saj.
Kujtojmë se Xhovana Nikolli ishte shenjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan, që rezultoi në plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm.
‘Burrni është të merresh me femra! Ti s’je burrë por k****! Unë çfarë them nuk e tërheq mbrapsht deri në frumën e fundit. Nuk jam ajo femër që dorëzohet aq lehtë, o Nuredin Dumani. Hajde më hidh prapë tritol në qoftë se je burrë me bole, mos nis këlysha natën.
Se more në qafë njerëzit e gabuar mor ordiner.’- shkruan Xhovana Nikolli.
Xhovana Nikolli dyshohet se ishte shënjestra e atentatit me eksploziv mbrëmjen e të shtunës në Elbasan. Shpërthimi i eksplozivit në pallatin ku jetonte Nikolli, shkaktoi plagosjen rëndë të 26-vjeçarit Enea Themollari.
Nikolli, së bashku me motrën dhe mbesën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan, pas arrestimit të partnerit të saj, Amarildo Nikolli.
Xhovana Nikolli është një personazh i njohur në rrjetet sociale, teksa njihet dhe si partnerja e Amarildo Nikollit alias Xhanej, një vrasës me pagesë, i njohur me nofkën “Shkodrani” dhe ndodhet në qeli për atentatin e planifikuar ndaj Inez Hajrullës në gusht 2023.
The post Xhovana Nikolli akuzon Nuredin Dumanin se i vuri tritol në derën e banesës: S’është burrë por ordiner appeared first on ALBUK UK NEWS.