Artan Hoxha ka folur për dënimin e Xhuljano Prengës, shqiptarin me nënshtetësi suedeze, që ekzekutoi trafikantin iraken me nofkën “Benzema”.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha zbuloi se gjykata në Irak e ka dënuar Prengën me vdekje, ndërsa pritet që të ketë edhe një proces në apel.
“Në fillim të janarit një shqiptar 19 vjeçar nga zona e Pukës, Xhuljano Prenga, vrau trafikantin në Irak, “Benzema”.
Në datën 13 qershor është dhënë vendimi i shkallës së parë, në gjykatën e Bagdadit, është vendosur dënimi me vdekje. Ai është shtetas suedez.
Dy personat e tjerë që kanë qenë bashkë me të, një shtetas suedez dhe një iraken, që jeton në Suedi por është shtetas iraken, janë dënuar, njëri prej tyre me 25 vite.
Vazhdon të jetë problematika me grupet arabe në Suedi, që kanë krijuar një problem të madh një vendi shumë të qetë si Suedia.
Vendimi i shkallës së parë në Bagdad e ka dënuar Xhuljano Prengën. Për fat të keq si shtetas suedez, ka edhe një problem tjetër, Suedia nuk ka ambasadë atje, ambasada është sulmuar dhe është djegur. Qeveria suedeze e mban në mbrojtje familjen e tij.
Autoritetet suedeze e kanë njoftuar familjen që procesi i zhvilluar me një avokat të caktuar kryesisht nga shteti iraken, në vendimin e shkallës së parë është dënuar me vdekje.
Në fillim u dyshua se mund të vritej në burg, por aty është mbajtur në një regjim sigurie të lartë bashkë me disa shtetas europian të tjerë.
Ka patur interes për të dhe pritet gjykimi në shkallën tjetër. Iraku i ka vendimet me vdekje me pushkatim dhe me varje”, tha Hoxha.
The post Vrau trafikantin e madh të Irakut, Artan Hoxha zbulon dënimin ekstrem për shqiptarin appeared first on ALBUK UK NEWS.