Agjensia turke TIKA ka planifikuar në axhendën e saj prioritet spitalin e Librazhdit për 2025.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i agjensisë Z.Mustafa Ata gjatë një vizite në spital ku është pritur nga drejtoresha e spitalit Fatbardha Qatja dhe përfaqësues të tjerë të spitalit.
Burime të sigurta pranë spitalit të Librazhdit na bëjnë me dije se agjencia fillimisht ka pohuar, se mund të ndihmoj me gjera të nevojshme por jo ndërhyrje të plotë në spital. Mirëpo këmbëngulja nga ana e Drejtoreshës Fatbardha Qatja dhe Dr. Benard Progni ka bërë që përfaqësuesit më të lartë të agjencisë,të zbresin në Librazhd të shohin nga afër situatën. Teksa panë ambientet e spitalit,drejtoresha e këtij institucioni Qatja,kishte gati projektin të cilin ja shpalosi drejtorit të TIKËS duke marrë në këtë mënyrë dhe konfirmimin e Z.Mustafa Ata për ndërhyrje në spital. Duket se gjërat janë drejt përfundimit e procedurave nga dy palët.
Një lajm i tillë ka befasuar qytetarët e Librazhdit por jo vetëm, të cilët mezi presin që ky projekt të vihen sa më shpejt në zbatim.Së shpejti do të kontaktojmë me përfaqësuesit e TIKËS si dhe me drejtuesen e spitalit Znj.Qatja për një pasqyrim më të gjerë…
The post HISTORIKE/Për herë të parë bordi i TIKËS garanton ndërhyrjen në spitalin e Librazhdit appeared first on ALBUK UK NEWS.