“Është jetike për sigurinë në Ballkan dhe Evropë që aktorët armiqësorë të mos lejohen të rindezin konfliktin në Kosovë”. Deklarata është e deputetes britanike Alicia Kearns, teksa publikoi fotot e takimit në Britani me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Presidenten e Kosovës, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë. Ajo është me të vërtetë një fuqi dhe është jetike që të mos lejojmë aktorët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë”, ka shkruar Kearns në Facebook.
Osmani në Britani mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ndërsa pati dhe një takim të posaçëm me ata që i vlerësoi miq të Republikës së Kosovës, të cilët vazhdojnë të jenë kampionë të aleancës me Mbretërinë e Bashkuar.
The post Alicia Kearns takon Presidenten Osmani: Jetike që të mos lejojmë rindezje të konfliktit në Kosovë nga armiqtë appeared first on ALBUK UK NEWS.