Microsoft vlerëson se 8.5 milionë kompjutera në të gjithë botën u prekën nga problemi që shkaktoi një “update” i Crowdstrike. Kaosi në të gjithë botën u shkaktua nga një “update” me probleme që i nxori jashtë funksionit kompjuterat që operojnë me Windows. Kjo është hera e parë që kompania del me shifra pas “blackout-it” që mund të jetë një nga më problemet kibernetike më të rënda në histori.Në blogun zyrtar të Microsoft, kompania tha se ndërsa defekti preku më pak se një për qind të të gjithë kompjuterëve me Windows, “ndikimet e gjera ekonomike dhe shoqërore pasqyrojnë përdorimin e Crowdstrike nga ndërmarrjet që kanë në drejtim shumë shërbime kritike.”Problemi shkaktoi një kolaps të vërtetë në pjesën më të madhe të botës, nga e enjtja deri të premten me fluturimet që nuk mund të ngriheshin ose ulen, disa biznese nuk mund të kryenin pagesa me kartë dhe spitalet dhe klinikat u detyruan të anulonin operacionet.
The post Microsoft: 8.5 milionë kompjutera në të gjithë botën u prekën nga problemi i Crowdstrike appeared first on ALBUK UK NEWS.