Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shpreh shqetësimin për përhapjen e informacioneve të pavërteta mbi njoftimet e ardhura nga sistemi RASFF, duke shkaktuar në këtë mënyrë panik te konsumatorët.
AKU inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.
Reagim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shpreh shqetësimin për përhapjen e informacioneve të pavërteta mbi njoftimet e ardhura nga sistemi RASFF duke shkaktuar në këtë mënyrë panik tek konsumatorët.
I bëjmë me dije opinionit publik lidhur me menaxhimin e rasteve nga ana e AKU për tre njoftimet e etiketuara nga sistemi RASFF si më poshtë:
Më datë 29.02.2024, nga sistemi RASFF jemi njoftuar për produktin Milka Biscotti XL me Nr. LOT: OPM053424 dhe datë skadence 20.07.2024 për prani “Copa metali në biskota”, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje.
AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nuk kishte gjendje të këtij produkti as në magazinë as në raftet e shitjes.
Sa i përket rastit për njoftimin nga sistemi RASFF më datë 12.03.2024 për produktin domate të thara (Pomodori Sechi) me lot: V04623 dhe datë skadence 15.02.2026, me origjinë nga Tunizia me përmbajtje të pesticidit Chlorpyrifos-Ethyl, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojmë se:
Nga kontrolli i kryer rezultoi se subjekti ka kryer vetëm një import për të testuar produktet dhe kjo sasi nuk është tregtuar.
Së fundmi, lidhur me njoftimin e ardhur nga sistemi RASFF me datë 02.05.2024, i kategorisë: Alert me temë: “Proteinë e qumështit në majanë e birrës”, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojmë se:
Majaja e birrës me prezencë të proteinës së qumështit është përdorur si lënde e parë në prodhimin e produkteve:
“YUKYBIO Pancrik di Farro Integrale” LOT: (024 A 24), datë skadence 05.11.2024,
“BioVegando Velette con Ceci e Curcuma” LOT: (397 A 24) datë 19.12.2024,
Nga verifikimi i kryer rezulton se të dyja produktet nuk janë tregtuar tek konsumatori final.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gatishmëri për garantimin e sigurisë ushqimore në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.
Inkurajojmë të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.
Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.
The post Njoftimet nga sistemi RASFF, AKU: Produktet nuk janë tregtuar te konsumatori appeared first on ALBUK UK NEWS.